Përballja e dy gjigantëve shqiptarë: Drita-Shkëndija, formacionet zyrtare
Drita do të jetë nikoqire e Shkëndijës së Tetovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Konferencës.
Klubi kosovar aktualisht është në pozitën e 13-të në renditje me pesë pikë të grumbulluara, teksa Shkëndija renditet e 25-të me katër sosh.
Duke marrë parasysh se kjo ndeshje po cilësohet si vëllazëore, atmosfera në stadium nuk pritet të jetë më ndryshe, me ‘Intelektualët’ dhe ‘Ballistët’ që kanë premtuar spektakël në tribuna.
Të dy trajnerët, Zekirija Ramadani dhe Jeton Beqiri kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Kjo ndeshje është paraparë që të nis me fillim nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Pëllumbi, Ovouka, Broja, Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Manaj.

Shkëndija: Gaye, Webster, Cake, Fetai, Trumçi, Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Spahiu, Tamba.




