Shokohet Barcelona, lëndohet futbollisti kryesor para ndeshjes së kthimit me Juventusin (Foto)

Shokohet Barcelona, lëndohet futbollisti kryesor para ndeshjes së kthimit me Juventusin (Foto)

Ylli i Barcelonës, Javier Mascherano ka pësuar një lëndim dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ish anëtari i Liverpool është lënduar në këmbën e majtë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino, të cilen e fitoi Juventusi me rezultat 3 me 0, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Periskopi.

Andaj, Mascherano rrezikon seriozisht të mungojë në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, të mërkurën e ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: