Mustafa i PDK: Kurti është marrë në mbrojtje e të gjithë të akuzuarve për korrupsion
Arben Mustafa anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka vlerësuar të “thata” deklaratat e kryeministrinë në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, se nuk bënë koalicione mbi pazare.
Ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke premtuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kanë ndodhur skandalet dhe aferat korruptive më të mëdha.
“Z. Kurti ka ardhur në pushtet kundër aferave korruptive, por gjatë qeverisjes së tij, njerëzit e tij, janë pjesë e aferave korruptive që ka pasur vendi, qoftë afera e energjisë, rezervave shtetërore. Dha ajo çka e karakterizon z. Kurti është marrja në mbrojte e të gjithë të akuzuarve. Këto deklarata të z.Kurti për punën e pazareve janë të thata, sepse qytetari i Kosovës e ka parë në të vërtetë se çka është në gjendje t’i ofrojë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1./Periskopi/



