28 nëntori: Pamje mbresëlënëse nga qielli i Shkodrës

28 nëntori: Pamje mbresëlënëse nga qielli i Shkodrës

Një spektakël i jashtëzakonshëm dronësh ka ndriçuar sonte qiellin e Shkodrës, mbi sofren e madhe të shtruar në zemër të qytetit.

Pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka ndarë ato vetëm një ditë para festës së 28 Nëntorit.

Në videon e publikuar, formacione të shumta dronësh krijojnë figura, simbole dhe koreografi të sinkronizuara në qiell, duke sjellë një atmosferë festive dhe emocionale për qytetarët e mbledhur në qendër të Shkodrës.

Rama e ka cilësuar këtë shfaqje si pjesë të aktiviteteve që po zhvillohen në prag të Ditës së Flamurit, ndërsa ka falënderuar organizatorët dhe publikun që e ka pritur me entuziazëm këtë performancë të rrallë vizuale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku shumë qytetarë kanë ndarë reagimet dhe videot e tyre nga spektakli, duke e quajtur atë një prej aktiviteteve më të veçanta të zhvilluara në Shkodër së fundit.

Aktivitetet për 28 Nëntorin pritet të vazhdojnë edhe nesër me organizime të ndryshme kulturore dhe festive në mbarë vendin./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Hamza për vdekjen e Engelit: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen e kongresistit Eliot Engel. Në një…

Haradinaj: Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve dhe Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kongresistit amerikan Eliot…

Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën

Ambasada e Kosovës në Washington ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-kongresistit amerikan,…

Thaçi për procesin në Hagë: Nuk duhet të përdoren provat e fabrikuara gjatë regjimit të Millosheviqit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se provat e fabrikuara gjatë regjimit të kriminelit…

Fisnik Asllani nuk është ‘normal’, asistim i mrekullueshëm me thembër

Fisnik Asllani ka bërë një asisim fantastik në ndeshjen e sotme. Sulmuesi kosovar ka asistuar…

“Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%”

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë…

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se ka vdekur ish-kryetari i Komisionit…

Aksident fatal me motoçikletë në Prevallë, shtetasi amerikan humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në malet e Sharri, në zonën e Prevallë, ku…