Delegacioni i BE uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
Me rastin e 28 Nëntorit, Delegacioni e Bashkimit Evropian në Tiranë ka përcjellë një urim për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke shprehur urimet më të mira për festimet kombëtare.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara!”, thuhet në reagimin e misionit diplomatik.
Urimi i BE-së vjen në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.



