“Sapo shijuan tortën e pushtetit, e hoqen nga programi politik”, Ramadani: Si e braktisi VV bashkimin kombëtar?
Analisti Shkodran Ramadani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka braktisur premtimin për bashkim kombëtar, i cili sipas tij ka qenë dikur një nga pikat kryesore të programit politik të kësaj partie.
Sipas Ramadanit, Vetëvendosje dikur deklaronte se “rrethanat mund të ndryshohen” dhe se e drejta për vetëvendosje nuk mund të pengohej nga faktorët politikë, por me afrimin e saj drejt pushtetit, retorika për bashkimin kombëtar ka filluar të zbehet.
Ai thekson se pas ardhjes në pushtet, Vetëvendosje e ka hequr këtë premtim nga programi politik dhe është mbështetur në nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, të cilin më herët kishte premtuar se do ta ndryshonte.
”Ne fund, sapo shijuan torten e pushtetit, e hoqen nga programi politik dhe u munduan te fshihen saktesisht prapa Nenit 1.3 te kushtetutes, te cilen thonin se do ta ndryshonin.”, ka shkruar Ramadani.
Postimi i plotë:
SI E BRAKTISI VETEVENDOSJA BASHKIMIN KOMBETAR
Per disa vite, ne programin e saj politik Vetevendosje e ka pase premtim kryesor Bashkimin Kombetar.
Thonin eshte prioritet. Rrethanat e lejojne, por vullneti mungon. Madje thonin, rrethanat nuk mund t’i imponohen te drejtes per vetevendosje dhe nuk mund ta thyejne vullnetin e çelikte popullor
Por, sa me shume i afroheshin pushtetit, aq me pak flisnin per bashkim. Sa me afer kolltukut e xhipave, aq me shume thonin “rrethanat nuk jane pjekur”.
Ne fund, sapo shijuan torten e pushtetit, e hoqen nga programi politik dhe u munduan te fshihen saktesisht prapa Nenit 1.3 te kushtetutes, te cilen thonin se do ta ndryshonin.
Pra mashtrimi saktesisht qendron ketu:
Njehere thonin “ne i ndryshojme rrethanat, kurse qe 5 vite po thone “rrehanat duhet te ndryshojne vet para se ne te levizim drejt bashkimit”.
Keshtu kane manipuluar saktesisht per cdo sfere tjeter, si per shembull per cmimet: “qeverite Thaçi dhe Mustafa jane fajtore per ngritjen e cmimeve”, kurse tash thone “ekonomia e tregut dhe rrethanat nderkombetare jane arsyeja”.



