Për 28 nëntor Uran Ismaili viziton krerët e UÇK’së në Hagë

Për 28 nëntor Uran Ismaili viziton krerët e UÇK’së në Hagë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismail ka njoftuar se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë.

Ismaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës.

“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!”, ka shkruar ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: