Dy të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, njëri rrahu të dy prindërit, tjetri nënën

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, njëri rrahu të dy prindërit, tjetri nënën

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Dy persona janë arrestuar meqë dyshohen për dhunë fizikë ndaj prindërve të tyre.

Në rastin e parë, policia tha se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre.

Ndërsa, në të dytin, djali dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë 28.11.2025-01:00. Raportohet se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë 28.11.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: