Zhegrova përsëri në bankën rezervë, Spalletti e lë jashtë formacionit
Juventus do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, një ndeshje që do të zhvillohet në orën 18:00.
Në këtë përballje, trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të mos e aktivizojë nga minuta e parë yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Zhegrova do të qëndrojë në bankën rezervë, duke vazhduar të përballet me konkurrencën e fortë për një vend në formacionin titullar, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi.
Edhe pse ka treguar potencial të madh, Zhegrova ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në startin e skuadrës. Konkurrenca e tij kryesore për pozitën e tij është lojtarit i pazëvendësueshëm, Conceicao, i cili është një preferencë e fortë për trajnerin italian.
Pavarësisht konkurrencës, Zhegrova ka shfaqur cilësi, por duket se rruga drejt një vendi në formacionin e parë te Juventus është ende e vështirë. /Periskopi/
Formacionet zyrtare:




