Zgjidhje me dy përbërës që do të largojë mykun dhe kondensimin nga dritaret

Zgjidhje me dy përbërës që do të largojë mykun dhe kondensimin nga dritaret

Myku që depërton në shtëpi mund të bëhet një shqetësim serioz gjatë muajve të ftohtë, dhe një nga arsyet kryesore pse sporet fillojnë të zhvillohen është kondensimi i tepërt në dritare.

Myku mund të mbijetojë vetëm në kushte të lagështa, prandaj bëhet shpesh problem në dimër, kur ajri i ngrohtë brenda shtëpisë përplaset me sipërfaqen e ftohtë të xhamit.

Nëse kondensimi nuk pastrohet në kohë, ai shkakton lagështi në dhomë, duke krijuar ambientin ideal për mykun që të lëshojë sporet në ajër dhe të përhapet.

Fatmirësisht, eksperti Simon Crow nga “Supply Only Doors” ka zbuluar mënyrën më të mirë për të pastruar dritaret nga kondensimi dhe myku.

Ai tha se dy përbërës të zakonshëm të kuzhinës mund të përzihen për të krijuar një “vrasës natyral të mykut”.

Simon shpjegon:

“Lëngu i limonit dhe soda e bukës janë pastrues natyralë që mund të përdoren për të hequr mykun, papastërtitë dhe yndyrat. Limonët përmbajnë acid citrik në përqendrim të lartë dhe kanë veti natyrale antibakteriale.

Soda e bukës është një substancë alkaline me pH mes 8 dhe 9 – që është më e lartë se sa ajo që shumica e llojeve të mykut mund të përballojnë”.

Lëngu i limonit ndihmon në shpërbërjen e mykut dhe krijon një mjedis shumë acid që parandalon përhapjen e mëtejshme të sporeve, ndërsa soda e bukës jo vetëm që ndihmon në vrasjen e mykut, por gjithashtu thith shpejt lagështinë, duke parandaluar grumbullimin e saj në dhomë.

 

Shpërndaje në: