Hashim Thaçi në seancë për 28 nëntor, Artan Behrami: Mbajtja e seancës në këtë datë është provokim

Hashim Thaçi në seancë për 28 nëntor, Artan Behrami: Mbajtja e seancës në këtë datë është provokim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka folur edhe për protestat e mbajtura në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Behrami ka thënë se protestat e kanë vetëm një kërekësë dhe qëllim që verdikti për krerët e UÇK-së të mos jetë i bazuar në poltikë, por në drejtësi.

“Prej ditës së parë e kemi filluar këtë betejë për t’i sfiduar padrejtësitë e procesit gjyqësor në Hagë. Në fillim kemi qenë shumë pak dorën në zemër për të treguar që kjo është betejë juridike, politike dhe diplomatike…Në mungesë të involvimit shtetit të Kosovës i cili ka braktisur krerët e UÇK-së kemi pasur inciativa të cilat kanë rrjedhë nga populli i Kosovës. Pra, presioni i popullit ka qenë shumë i madh te Qeveria e Kosovës për të krijuar mekanizëm të mbikqyrjes së Gjykatës Speciale për me krijuar komisione brenda Parlamentit të Kosovës dhe në mungesë të dorës së shtetit ka filluar që të aktivizohen qytetarët përmes protestave. Protestat e kanë një kërkesë në synim një qëllim që verdikti për krerët e UÇK-së mos të jetë i bazuar në poltikë po të jetë i bazuar në drejtësi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse Gjykata bazohet në drejtësi krerët e UÇK-së do të lirohen.

“Në këto pesë vite Prokuroria nuk ka dëshmuar me asnjë dëshmitar edhe ata që i kemi parë edhe ata që si kemi parë nuk ka arritë me dëshmu akuzat e tyre monstruoze për ndërrmarjen e përbashkët kriminale.Ndërsa i kemi parë dëshmitarët e mbrojtjes super kridibil të cilët e ka e kanë futur kredibilitetin e tyre personal por dhe të shtetëve të tyre për me mbrojtë trashëgimin jo vetëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por edhe të NATO-s”, ka thënë Behrami.

Behrami ka përmendur edhe mbatjen e seancës në festën e 28 nëntorit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj Hashmit Thaçit.

“Pa drejtësia ke edhe më 28 nëntor kur u mbajt seanca dhe reagimin e presidentit Hashim Thaçit i cili tha se kjo është një festë kombëtare. Kjo në fakt është festa më sublime që kanë qytetarët e Kosovës. Në familjen time kjo festë festohet në cdo familje shqiptare kjo festë festohet dhe me mbajt seancë në këtë datë është provokim. Një pjesë e seancës janë mbajtur për ditëlindje të Hashim Thaçi”.

“Gjithmonë këta janë munduar me gjetur simbulika për ta thyer. Por, nuk thehet Hashim Thaçi. Kurrë nuk thehet. As prej kësaj gjykate. Nuk është thyer as prej Serbisë. Ai do të del bashkë me shokët e tij që janë atje triumfues nga kjo betejë”, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: