AC Milan e fiton edhe derbin me Lazion, merr “timonin” e Serie A
AC Milan i ka marrë pikët e plota në “San Siro” për të mposhtur Lazion, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
“Rossonerët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide, për të fituar me rezultat minimal 1-0.
Lazio në fillim e nisi më mirë për të rrezikuar me Mario Gila, mirëpo Mikie Maignan me një super pritje ia mohoi golin.
Vendasit pastaj kishin rast të shkëlqyer për ta zhbllokuar epërsinë, por Youssouf Fofana goditi shtyllën me një vollej.
Ishte Rafael Leao që zhbllokoi rezultatin dhe njëkohësisht vulosi fitoren me gol nga afërsia pas asistimit të Fikayo Tomorit (51’).
Pinpoint precision from Fik for the assist 🎯😮💨 pic.twitter.com/BTRJvMg1US
— AC Milan (@acmilan) November 29, 2025
Portugezi kishte mundësi edhe të shënonte së paku edhe një gol, mirëpo që Porvedel gjithnjë rezultoi të jetë në vendin e duhur, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“AC Milan e fiton edhe derbin me Lazion, merr “timonin” e Serie A”.
Milan pas kësaj fitore bëhet lideri i ri i Serie A me 28 pikë ndërsa Lazio zë pozitën e tetë me 18 sosh./Periskopi/



