PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private
Periskopi sot ekskluzivisht raportoi se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike.
Këtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi se ky vendim është pozitiv.
“Shumë mirë. Ka qenë absurde me votu nepër lokale private”, tha Zogaj për Klankosova.tv.
Ai deklaroi se lënda për këtë çështje u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike./Periskopi/



