Vrasja e biznesmenit në Elbasan, policia deklarohet
Policia shqiptare ka dalur me njoftim për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, raporton Periskopi.
Sipas policisë, kontrollet janë duke vazhduar për të kapur autorin, si dhe sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i plotë:
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



