Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Dyshohet për larje hesapesh
Edmond Mehalla është vrarë pranë biznesit të tij në daljen jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të këtë ndodhur për prishje pazaresh, përcjell Periskopi.
“Një ngjarje e rënde ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan pas disa të shtënave me armë zjarri. Kemi të konfirmuar se ka ndërruar jetë biznesmeni Edmond Mëhalla i cili është vrarë në biznesit të tij i cili ndodhet në daljen jugore të qytetit të Elbasanit.
Policia ka ngritur postblloqe për të pasur kontrollo dhe sesi ka ndodhur ngjarja. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetin e Elbasanit, ende nuk dihet arsyeja por nga informacionet qe kemi deri në këto momente thuhet se mund të jetë për shkak të prishjeve të pazareve, gjithçka është në hetim,” tha gazetarja e euronews.



