Hamza pas vizitës në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

Hamza pas vizitës në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përmbyllur një vizitë dyditore në Washington D.C., ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit.

Ai u prit edhe në një takim nga James Carafano, Këshilltar i Lartë i Presidentit amerikan dhe përfaqësues i Fondacionit “Heritage”, së bashku me ekspertë të tjerë të njohur të politikës dhe sigurisë.

Hamza deklaroi se u kthye në Kosovë me optimizëm për thellimin e partneritetit me SHBA-të, duke theksuar se vendi do të rikthehet në Washington me projekte konkrete dhe me perspektiva të reja bashkëpunimi në ekonomi, energji, diplomaci, ushtri dhe inteligjencë.

Shpërndaje në: