Burgos trondit Madridin: Xabi Alonso mund të shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Bilbaos

Burgos trondit Madridin: Xabi Alonso mund të shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Bilbaos

Gazetari i njohur i Onda Cero, Fernando Burgos, ka hedhur një deklaratë të fortë lidhur me të ardhmen e Xabi Alonsos te Real Madridi.

Sipas tij, trajneri bask rrezikon seriozisht postin e tij nëse nuk arrin fitore ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e radhës në La Liga.

Deklarata vjen në një moment presioni të madh për Los Blancos, që mbrëmë regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke luajtur 1:1 në udhëtim kundër Gironës.

Ky rezultat e ka larguar Realin nga pozita e parë në tabelë, vend që tani e mban Barcelona pas formës së mirë të javëve të fundit.

Seria e rezultateve të dobëta ka shtuar ankthin brenda klubit dhe te tifozët, ndërsa sfida ndaj Bilbaos tashmë shihet si një provim vendimtar për Alonson.

Një tjetër hap fals mund të hapë derën për ndryshime të menjëhershme në stolin madrilen.

Shpërndaje në: