“Ekip me lojtarë pe*erastësh – lamtumirë Real Madrid”, tifozi kosovar i frustruar pas humbjes – jep dorëheqje nga klubi madrilen

“Ekip me lojtarë pe*erastësh – lamtumirë Real Madrid”, tifozi kosovar i frustruar pas humbjes  – jep dorëheqje nga klubi madrilen

Skuadra spanjolle, Real Madrid po kalon momentet më të vështira të këtij sezoni, pasi mbrëmë regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke luajtuar 1-1 në udhëtim ndaj Gironës. Kësisoj, ky rezultat ka bërë që Los Blancos të largohen nga vendi i parë në tabelë, vend ky që tani e mban Barcelona.

Seria e rezultateve të dobëta ka shtuar ankthin brenda klubit dhe te tifozët. Madje, në Kosovë veçse kanë filluar “dorëheqjet” e tifozëve nga klubi madrilen.

I frustruar pas paraqitjeve të dobëta të klubit që mbështet qysh nga fëmijëria, një tifoz ka reaguar duke thënë se “prej këtij momenti sjam fans i Real Madridit”.

“Ekip me lojtar pe**erastësh, luajnë pa gjak, pa motiv, vec për lek dhe jo për fanelë. Që nga fëmijëria e kam dashur këtë klub, shumë herë kam qar dhe për këtë fanele, por smund të mbështesë lojtar si Vini, Rodrygo, e shumë pederast të tjerë. Lamtumirë Real Madrid”, ka shkruar tifozi madrilen.

Ndryshe, sic raporton gazetari i njohur i Onda Cero, Fernando Burgos, sfida ndaj Bilbaos tashmë shihet si një provim vendimtar për trajnerin aktual Xabi Alonso.

Një tjetër hap i dështuar mund të hapë derën për ndryshime të menjëhershme në stolin madrilen.

Shpërndaje në: