Grabitje spektakolare: Banditat në Itali sulmojnë automjetin e blinduar brenda tunelit, vidhen rreth 2 milionë euro
Një grabitje e organizuar në mënyrë perfekte ka tronditur provincën e Reggio Calabria-s, ku një grup komando ka sulmuar një automjet të blinduar përgjatë një segmenti të autostradës.
Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e parave të grabitura arrin rreth dy milionë euro, raporton topchannel, transmeton Periskopi
Sulmi ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut. Kriminelët arritën të ndalonin automjetin e blinduar dhe gjatë operacionit u dëgjuan disa të shtëna armësh, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit brenda furgonit nuk u plagos.
Për të bllokuar trafikun dhe për të ndaluar çdo ndihmë të mundshme, autorët e krimit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shpërndarë gofla metalike në asfalt, duke shkaktuar një bllokim total të qarkullimit dhe duke pamundësuar largimin e automjetit të blinduar.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit dhe patrullat e policisë, të cilat siguruan zonën dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve. Operacioni i grabitësve tregon një nivel të lartë organizimi dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



