Policia në rajonin e Prishtinës javën e kaluar sekuestroi 2 armë zjarri e 49 thika

Policia në rajonin e Prishtinës javën e kaluar sekuestroi 2 armë zjarri e 49 thika

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 156 urdhëresa të gjykatës.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe 49 thika.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 3 mijë gjoba.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. • Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 2 armë zjarri, 49 thika etj. • Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3815 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 490 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

Shpërndaje në: