Tentoi t`i fus duart në mërgatë përmes KQZ-së, Gërvalla kapet sërish me Abdixhikun
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e njëherësh edhe përfaqësuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla-Schëarz, ka reaguar sërish pas vendimit të PZAP-it për të ndaluar votimin jashtë zyrave diplomatike për diasporën.
Në një postim në Facebook, ajo sërish i është ‘kapur’ kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit bëri të qartë edhe një herë se “VV po tenton të ndërtojë sistem të manipulimit të votave”.
“Ja si flet njeriu i papërgjegjshëm kur niset nga vetvetja. 🤦♀️”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.
Kujtojmë se mbrëmë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e LDK-së dhe ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke ndaluar hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
Sipas PZAP, vendimi i KQZ-së për të hapur qendra votimi në lokacione të tjera jashtë ambasadave është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore.
Vendimi i PZAP – Abdixhiku për VV: Çka ka ky sekt me panik, sulme, ulërima e histeri politike



