45 vetura aksidentohen në SHBA për shkak të borës (VIDEO)
Një aksident me rreth 45 automjete ka ndodhur në një autostradë të Indianës gjatë festës së Falënderimeve.
Aksidenti ndodhi në autostradën ndërshtetërore 70 pas reshjeve të dëborës që rezultoi gjithashtu me qindra fluturime të anuluara. Pavarësisht numrit të madh të automjeteve të përfshira, nuk raportohet për të lënduar rëndë.
Megjithatë, trafiku në autostradë u ndërpre për njëfarë kohe.
“Kjo ishte një përplasje e panevojshme. Njerëzit thjesht duhet të ngasin me kujdes kur fillon të bjerë borë, të ngadalësojnë, të sigurohen që kanë lidhur rripat e sigurimit dhe të sigurohen që të gjithë janë të sigurt atje jashtë”, tha policia e Indianës pas aksidentit./Periskopi/



