Federata e Futbollit të Kosovës ka reagaur pasi Amir Rrahmani u shpall “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A! , shkruan Periskopi.
“Krenari pa kufij për Amirin!”, thuhet në reagimin e FFK.
Postimi i plotë:
Kapiteni i Kosovës dhe muri i mbrojtjes dardane shpallet “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A!


Si kurorëzim i një sezoni fantastik, ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Napolin kampion, lidershipi, qetësia dhe dominimi i tij në prapavijë e udhëhoqën skuadrën drejt majës së futbollit italian.

Krenari pa kufij për Amirin!

