KQZ thërret mbledhje për sot, në rend dite shqyrtimi dhe miratimi për certifikim të subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 18:00 të ditës së sotme.
“Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, njofton KQZ.
Në mbledhjen e mesditës, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi sulmoi mediat.



