Kurti fyen PDK-në, pak kohë pasi e uroi Hamzën për kryetar

Kurti fyen PDK-në, pak kohë pasi e uroi Hamzën për kryetar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar me fyerjet ndaj partive që ishin në opozitë.

Gjatë një takimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë, duke komentuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, thotë se aty duhet të ketë reforma.

“Nuk e kemi konsideruar të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet të ndodhin reforma. Me thënë të drejtën, nuk kanë ndodhur reforma. Aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, po gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, tha ai.

“Është e vërtetë që kryetari i ri i PDK-së, tha se nuk ka vija të kuqe, por kur na ftoi presidentja me diskutu një seancë të fundit para se me shpërnda Kuvendin edhe na tha kështu, hajde shkojmë në kuvendin e Republikës e të votojmë buxhetin për tre komunat, të votojmë buxhetin e për RTK-në, t’i votojmë tri marrëveshjet ndërkombëtare, planin e rritje dhe kërkoi prej meje me heq dorë prej buxhetit 2026, pikë që e kom ma për qejfi sepse është buxhet 4 miliardë, tha po e votojmë veç 1/12, i pari prej opozitës që tha jo është kryetari i ri i PDK-së”, tha Kurti tutje.

“Nganjëherë i bën disa ndërrime po nuk ka ndryshim. Tashti, mundësh me ndrru fytyrën dhe emrin e personit, por nëse qëndrimi është identik, nuk po ndryshon situata”, shtoi ai.

Por, kur u zgjodh Bedri Hamza në krye të PDK-së, Kurti e uroi atë.

“Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, kishte shkruar Kurti.

Shpërndaje në: