Ja si dukej Khole Kardashian para se të humbte 40 kg
Khole Kardashian dikur shumë e shëndoshë, po përflitet në botën e showbizz-it se është dobësuar më shumë seç duhej.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, ka humbur plot 40 kilogramë pasi iu nënshtrua një regjimit të rreptë stërvitor pas ndarjes nga Lama Odom në vitin 2013.
“Kurrë nuk e kisha menduar se do të flitej në media për faktin e të qenurit “shumë e dobët”, ka shkruar Khole në Twitter duke e quajtur ndryshimin e saj si një lojë. Khole ka postuar dy fotografi, në të cilat shfaqet herë shumë e shëndoshë dhe tashmë shumë e dobët.




