Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino ka shënuar fitore ndaj Genoas, me rezultat 4-0.

Në mesin e golashenuesve për Atalantan ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 19-të.

Në çerekfinale Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës, e cila mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2-0.

Shpërndaje në: