Granit Xhaka bën homazhe në nderim të Diogo Jotas tek ambientet e ”Anfield”

Granit Xhaka bën homazhe në nderim të Diogo Jotas tek ambientet e ”Anfield”

Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, kanë nderuar ish-futbollistin e Liverpulit, Diogo Jota.

Xhaka me një buqetë me lule, bëri homazhe në nderim të sulmuesit portugez tek ambientet e ”Anfield”.

Kujtojmë që Diogo Jota vdiq tragjikisht muaj më parë, bashkë me vëllaun e tij Andre Silva, pas një aksidenti në Spanjë.

Liverpul sonte do të jetë nikoqire e Sunderlandit, ndeshje e cila nis nga ora 21:15./Periskopi/

Shpërndaje në: