Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’”, thotë Policia e Kosovës.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, Policia lut qytetarët që të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].




