Dukagjin Gorani ka folur për cilësinë e listave të partive politike, duke thënë se ato reflektojnë drejtpërdrejt substancën e programeve të tyre.
“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat ndonjëherë. Lista është përmbajtje, është substancë – janë njerëzit që e bëjnë politikën,” tha ai në T7.
Gorani theksoi se profili i njerëzve që futen në politikë ka ndryshuar drastikisht.
“Karakteri i njeriut që merret me politikë ka ndryshu shumë, dikur, jo fort moti, atributet të një politikani ordinerë kanë qenë një lloj i përmbajtjes publike, një shkallë e caktume e një ekspertize profesionale dh enjë vetëdije mbi fushëveprimin dhe kufijtë etik, jo vetëm karshi ideologjisë dhe subjektit por edhe karshi shoqërisë”, u shpreh ai.
Sipas Goranit, sot skena politike po përballet me një fenomen të ri.
“Arena politike ka gjasa me u popullu prej një lloji të njeriut që e ka shumë vështirë me u identifiku me zanatin e politikanit, por shumë më shumë e identifikon veten me një lloj të njeriut argëtues,” deklaroi ai./Periskopi/