Ramadani: Me këtë mendësi politike, kolapsi i Kosovës është i garantuar (VIDEO)

Ramadani: Me këtë mendësi politike, kolapsi i Kosovës është i garantuar (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka folur për gjendjen politike në vend.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se Kosova rrezikon të futet në kolaps nëse vazhdohet me, siç e quajti ai, të njëjtën mendësi politike.

Ramadani deklaroi se stabiliteti i institucioneve tashmë është në nivel alarmi dhe se qytetarët po e shohin çdo ditë e më shumë këtë situatë të rënduar.

“Unë mendoj, dhe e nisa faktikisht me këtë, se është një mungesë e madhe e stabilitetit të institucioneve. Situata është në nivel alarmi. Qytetarët e Kosovës do ta shohin çdo ditë e më shumë këtë nevojë për t’u shqetësuar. Një mik më tha pak ditë më herët, po e them,  nëse vazhdojmë kështu, Kosova ka rrezik me u fut në kolaps. Nuk po flasim më për krizë, por për rrugën e bllokimit. Dhe nëse përsëritet e njëjta mendësi politike, ekziston rreziku për kolaps”, tha Ramadani.

Shpërndaje në: