Selvija bën dedikimin prekës për Shpatin, zbulon dhimbjen që po e ndjen
Janë bërë disa ditë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u nda papritmas nga jeta pas një sulmi kardiak.
Largimin e tij nga kjo jetë, duket se shumë po e vuan bashkëshortja e tij, Selvija.
Pak orë më parë ajo ka bërë paraqitjen e radhës, ku mes rreshtave zbulon dhimbjen që po e kalon.
“Ka momente kur bota është e qetë, dhe papritur, kujtimi i tyre të godet në zemër si një valë e heshtur. Ti e kujton buzëqeshjen e tyre, zërin e tyre, mënyrën si ta qetësonin shpirtin — dhe ashtu, në çast, po përpiqesh t’i mbash lotët, ndërsa pëshpërit një dua që vetëm Allahu e dëgjon. Në atë moment, të kujtohet: dashuria nuk përfundon me vdekjen. Ajo thjesht pret për ribashkim në xhenet, inshaAllah”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Selvija dhe Shpati kishin disa vite martesë dhe kanë një djalë.




