Prebreza i VV’së e konfirmon se edhe Lista Srpska ua dha votën për konstiuimin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë arriti ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.
Në seancën e parë të Kuvendit Komunal, e mbajtur dje, kryetari i ri Valon Prebreza nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje konfirmoi se, përveç koalicionit qeverisës, vota për konstituimin e kuvendit komunal ka ardhur edhe nga një asamblist i Listës Serbe.
Prebreza njoftoi se për seancën konstituive nevojiteshin gjithsej 16 vota, ndërsa ai dhe ekipi i tij morën 20 vota për. Përveç partnerëve të koalicionit – AAK-së dhe PDAK-ut – votën e tyre e dhanë edhe përfaqësues nga PDK (3), LDK (1), Nisma (1), ZD (1), PLE (1) dhe Lista Serbe (1).
Ai, arsyetohet se askush nuk i kërkoi Listës Serbe votë dhe se nuk kanë pasur marrëveshje apo koalicion me ta.
“Pra, askush s’i ka kërkuar Listës serbe që të na mbështes e votojë e as nuk kemi koalicion me ta, sikurse mund ta shihni që vota PËR ka pasur nga të gjitha subjektet përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Këta që sot bëjnë zhurmë në fakt ishin edhe në zgjedhjet lokale edhe në këto qendrore që duan certifikimin e Listës serbe”, shkruan ai.
VV bëhet bashkë me Listën Serbe në Fushë Kosovë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit



