Ndërron jetë aktori i njohur i Hollywoodit
Ka ndërruar jetë aktori i njohur i Hollywoodit, Cary-Hiroyuki Tagawa.
Tagawa vdiq të enjten në Santa Barbara të Kalifornisë, si pasojë e komplikimeve nga një goditje në tru.
Tagawa është i famshëm për interpretimin e rolit të Shang Tsung, një magjistar i lig, në filmat, serialet televizive dhe videolojërat “Mortal Kombat”.
Përveç punës së tij në “Mortal Kombat”, Tagawa është i njohur edhe për rolet e tij në “The Last Emperor”, “Memoirs of a Geisha” dhe “The Man in the High Castle”.
Ndër pothuajse 150 rolet e tij si aktor… “Big Trouble in Little China”, “Tekken”, “Pearl Harbor”, “Planet of the Apes”, “Elektra”, “Snow Falling on Cedars”, “47 Ronin” dhe “License to Kill”.
Tagawa ishte 75 vjeç.




