Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – Arrestohet i dyshuari në Prizren

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – Arrestohet i dyshuari në Prizren

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të pronës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person i panjohur deri më tani kishte arritur t’ia bartë pronën e një qytetari kosovar te persona të tretë, duke përdorur dokumente të falsifikuara, pa pëlqimin dhe pa dijeninë e viktimës.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga policia, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari – një mashkull kosovar – i cili dyshohet se ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë.

Dokumenti dyshohet se përmbante fotografinë e tij, ndërsa të dhënat personale ishin të viktimës.

I dyshuari është intervistuar në prani të organeve hetimore dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: