Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Nga ora 11:00 kryetarët e zgjedhur serbë pritet të marrin detyrat në katër komunat në veri të Kosovës.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pas dorëheqjes së atyre të Listës Serbe në nëntor 2022 në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Sot, 5 dhjetor, ata do ta marrin pushtetin sërish në këto komuna.

Kryetarët shqiptarë që kanë qenë në krye të komunave kanë kërkuar që kryetarët e rinj të respektojnë ligjet e Republikës, simbolet e saj dhe vendimet që u morën gjatë administratës shqiptare.

Deri tash, para fillimit të inaugurimeve, shihet se gjithçka është gati, bashkë me flamujt e Kosovës e fotografia e presidentes në salla.

Në Zveçan flamujt e fotografia e presidentes janë prezentë, ashtu si edhe në Leposaviq.

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe se po pret që t’ia dorëzojë kryetarit të ri detyrën.

Zveçan:

Foto: Koha.net

KFOR-i dhe policia në Zveçan për betimin e kryetarit, Lista Serbe bëhet gati

Shpërndaje në: