Peci i gatshëm për dorëzimin e detyrës: Uroj që puna të nis nga sot
Kryetari në largim i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka qenë në krye të komunës për më shumë se dy vite ka vetëm pak minuta para përfundimit të mandatit për të dorëzuar detyrën një kryetari nga lista serbe.
Në një prononcim për media, Peci deklaroi se gjithçka është lënë në rregull dhe se punët mund të vazhdojnë pa probleme.
“Ne drejtoritë i kemi përgatitur në këtë mënyrë, ashtu siç i kam përgatitur edhe vetë. Dorëzimi i detyrave të drejtorëve dhe i proceseve që vijojnë është i qartë, dhe besoj se shteti ynë nuk do të lejojë ndryshime të papritura. Të gjitha procedurat janë gati, me projektet i kam të shënuara dhe mund të vazhdoj punën që sot. Gjithçka është në rregull, dhe zyrtarisht do të presim dorëzimin e mandatit të ri. Uroj që prej sotit të filloj puna. Kam ofruar dhe një takim dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim”, tha Peci.



