Imri Ahmeti betohet për mandatin e katër në krye të Lipjanit

Imri Ahmeti betohet për mandatin e katër në krye të Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar sot si kryetar i qytetit të Lipjanit.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falenderuar qytetarët e Lipjanit për besimin e dhënë.

“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve.Besimi juaj për mandatin e katërt është nder i madh për mua. Jam pafund mirënjohës për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin që keni dhënë në këtë rrugëtim.Ky rezultat më bën të ndihem krenar dhe më të vendosur të punoj me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë. Së bashku do ta çojmë Lipjanin edhe më lart.
Faleminderit nga zemra, Lipjan!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: