Barcelona zgjat kontratën me Eric Garcia deri në vitin 2031

Barcelona zgjat kontratën me Eric Garcia deri në vitin 2031

Barcelona ka njoftuar të premten se mbrojtësi Eric Garcia do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2031.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar, i cili deri tani ka zhvilluar 135 ndeshje me Barcelonën, konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit. Klubi katalunas bëri të ditur se qëndrimi i tij i ri është rezultat i besimit të plotë në cilësitë që ka treguar gjatë karrierës së tij.

“Ky vendim është shenjë vetëbesimi për lojtarin që është rritur në ‘La Masia’ dhe ka qenë shembull fantastik për lojtarët e rinj. Paraqitjet e tij, pjekuria dhe përkushtimi janë faktorë të rëndësishëm në forcimin e lidhjes së tij me klubin”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Garcia u largua nga Barcelona në vitin 2017 drejt Manchester Cityt, ku qëndroi për katër vite, para se të rikthehej te “blaugrana”. Ai ka luajtur edhe si i huazuar te Girona.

Në këtë edicion, mbrojtësi ka regjistruar 20 paraqitje, me një gol dhe një asistim të shënuar.

Shpërndaje në: