Kryeziu: Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet lokale dhe rikthimi i përfaqësimit politik, zhvillim i rëndësishëm për demokracinë në Kosovës
Ismet Kryeziu nga KDI ka vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet lokale dhe rikthimi i i përfaqësimit politik përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë.
Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky proces forcon dhe përmirëson jetën e qytetarëve dhe kontribuon në integrimin e komuniteteve, raporton Periskopi.
“Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet lokale dhe rikthimi i përfaqësimit politik me legjitimitet qytetar në komunat e veriut përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë. Ky hap forcon dhe përmirëson jetën e qytetarëve, rrit funksionimin institucional dhe kontribuon në integrimin e komuniteteve, si dhe në ndërtimin e një demokracie përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



