24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, në kampin “Vrella”.

Në një njoftim policia thekson se certifikimi erdhi  pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së

“Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.

Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: