Zhegrova pritet të ketë rol kyç te Juventus kundër Napolit
Ndërkohë që Juventus udhëton në Napoli ditën e diel, vëmendja bie tek Edon Zhegrova, i cili pritet të ketë më shumë minuta se zakonisht në stadiumin e Napolit, pas rikuperimit të plotë fizik.
Kosovari po ngrihet gradualisht në hierarkinë kreative të Bianconerëve, duke u bërë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Luciano Spalletti.
Strategjia e Juventusit parashikon përdorimin e Chico Conceiçao-s në start, ndërsa Zhegrova mund të marrë rolin kryesor gjatë ndeshjes, duke sjellë energji dhe kreativitet të freskët në mesfushë.
Ndërsa Napoli mund të zgjedhë një qasje të kujdesshme ose të sulmojë nga fillimi, Kosovari do të duhet të ndihmojë skuadrën në krijimin e hapësirave dhe të çrregullojë mbrojtjen e Azzurrëve.
Ky duel në stadiumin e Napolit mund të shërbejë si provë e madhe për Zhegrova-n, i cili ka mundësinë të tregojë potencialin e tij dhe të ngjitet në nivelet e lojtarëve më kreativë të Juventusit./Periskopi/



