KQZ shkon në pauzë pas debatit për shqyrtimin e opsioneve për votim përmes postës

KQZ shkon në pauzë pas debatit për shqyrtimin e opsioneve për votim përmes postës

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shkuar në pauzë, pasi anëtarët e mbledhur të këtij institucioni janë përplasur rreth heqjes nga rendi i ditës së pikës për shqyrtimin e opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe që ajo të mbahet në një mbledhje tjetër.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Arianit Elshani kërkoi largimin nga rendi i ditës i pikës për shqyrtimin e opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe ajo të mbahet në një mbledhje tjetër, raporton KP, transmeton Periskopi.

Alban Krasniqi nga VV-ja tha se çdo vonesë për shqyrtimin e opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim rrezikon të drejtën e mërgatës për të votuar përmes postës.

Muharrem Nitaj, anëtar i KQZ-së nga AAK-ja, propozoi shtyrjen e shqyrtimit të opsioneve për votim përmes postës për mërgatën.

Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se do të tërhiqen për një pauzë pas së cilës do të vazhdojnë sërish me diskutime në mbledhje./Periksopi/

Shpërndaje në: