Ismet Kryeziu: Presidentja Osmani ka dalë nga roli i saj, duke mbështetur VV’në

Ismet Kryeziu: Presidentja Osmani ka dalë nga roli i saj, duke mbështetur VV’në

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka qenë i ashpër me kritika ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e konsideruar se ka dalë nga roli i saj.

Kryeziu ka vlerësuar se presidentja Osmani nuk i kishte marrë parasysh vullnetin e partive politike për datën e zgedhjeve por kishte caktuar datën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Vjosa Osmani si presidente ka dalë nga roli i saj, sidomos në këtë periudhën e fundit kohore, qoftë me takimin e subjekteve politike për caktimin e datës zgjedhore ku nuk mori parasysh fare vullnetin e partive politike. Mendoj se kjo është një dalje nga roli i presidentes, dhe presidentja me shkarkimin e Valdete Dakës ka dalë përmbi kompetencat e saj, por edhe disa raste për të mos thënë se ka qenë e angazhuar në përkrahje të subjektit politik që është në qeveri, por ka qenë indiferente ndaj zhvillimeve”, ka thënë Kryeziu.

Partitë politike, PDK, LDK dhe AAK kishin kërkuar nga presidentja Osmani që të mos cakonte datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale, por kjo kërkesë e tyre u refuzua dhe Osmani vendosi datën që kishte kërkuar Vetëvendosje, e që kjo u pa nga shumë përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozita si veprim në koordinim të plotë me partinë në pushtet./Periskopi/

Shpërndaje në: