Zafir Berisha në listën e AAK’së: Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri
Zafir Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën,raporton Periskopi.
“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, ka shkruar ai.
Berisha ka thënë se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.
“Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe”, tha ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



