VW më i shtrenjtë në botë – u shit më shtrenjtë se një Lamborghini
Volkswagen ka shitur më shumë se 21 milionë nga modelet e saj universalisht të njohura Beetle, por një model bie në sy.
Një ekzemplar unik nga Kalifornia u shit në ankand në 1969 për deri në 335,000 dollarë, çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një Beetle, dhe ndoshta për çdo Volkswagen.
Brendësia e modelit ofron një komoditet që shumica e shoferëve do ta ëndërronin, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Vetura shkaktoi sensacion të vërtetë në debutimin e saj në Panairin e Automobilave në Los Angeles, dhe më vonë fitoi popullaritet të madh edhe në Hollywood.
Në fillim të ankandit, priteshin oferta më të ulëta.
Megjithatë, koleksionistët dhe entuziastët e kanë rritur çmimin shumë përtej të gjitha pritjeve.Kështu, projekti luksoz u bë një kuriozitet automobilistik dhe deri më sot mbetet VW më i shtrenjtë në botë./Periskopi/



