Bedri Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin rezultate

Bedri Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin rezultate

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mirëpritur sot ish-kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim në Facebook, Hamza theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve me përvojë dhe qetësi në procesin e vendimmarrjes, duke deklaruar:

“Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate. Prandaj, me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.”

Hamza vlerësoi lart kontributin historik të Hasanit në afirmimin ndërkombëtar të sportit kosovar, duke theksuar rolin e tij kyç në anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore.

“Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit”, tha ai.

Kreu i PDK-së shtoi se profile të tilla profesionale dhe me integritet janë thelbësore për të ndërtuar një projekt modern qeverisës.

PDK pritet të vazhdojë prezantimin e kandidatëve gjatë ditëve në vijim, ndërsa fushata po hyn në një fazë të intensifikuar drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit./Periskopi/

Shpërndaje në: