Zhegrova nuk starton sërish te Juventusi

Zhegrova nuk starton sërish te Juventusi

Edon Zhegrova nuk do të paraqitet nga minuta e parë te Juventusi për ndeshjen derbi kundër Napolit.

Zhegrova ka marrë lëvdata për paraqitjen e fundit kundër Udineses për Kupë të Italisë të martën. Por Zhegrova nuk është përfshirë në 11-shen startuese nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.

Ndeshja Napoli – Juventus zhvillohet sonte nga ora 20:45. I takon xhiros së 14-t të Serie A italiane.

Në faqen e Juventusit ka pasur komente të shumta nga shqiptarë për mospërfshirjen e Zhegrovës në formacionin startues të Juventusit.

Ndërkohë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëheq mbrojtjen e Napolit./Periskopi/

Shpërndaje në: