Çizmet e çuditshme të Rita Orës (FOTO)
Rita Ora tashmë është bërë edhe një ikonë e modës në sytë e fansave të saj.
Bukuroshja e lindur në Kosovë, ka pozuar së fundmi për revistën “SHAPE” duke sjellur foto tejet provokative, shkruan arbresh.info.
Rita e cila eksperimenton me veshjet vazhdimisht ka sjellur një foto në rrjetet sociale ku shihet në aeroplanin e saj privat duke mbajtur të veshura një palë çizme me qershia.



