Betohet Smajl Latifi: Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim
Smajl Latifi, është betuar sot në Kuvendin Komunal të Rahovecit, si kryetar i kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi tha se do të jetë kryetar i të gjithëve pa dallim, dhe u zotua se do të punojë me ndershmëri, transparencë e përkushtim.
“Sot dhashë betimin para Kuvendit Komunal të Rahovecit, për të marrë zyrtarisht mandatin tim të katërt si Kryetar i Komunës. Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim, dhe do të jem krah jush çdo ditë. Zotohem se do të punoj me ndershmëri, transparencë, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve”.
“Faleminderit për besimin tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar i pari i Rahovecit.



